Enis Kervan, deputet nga radhët e komunitetit turk në Republikën e Kosovës ka shprehur mirënjohje ndaj FSK-së, ndaj Kosovës e popullit për ndihmën dhe kontributin në tejkalimin e gjendjes në Turqi.
Kervan ka thënë se shpëtimi i fëmijës dyvjeçar dhe nënës së tij nga FSK-ja, e bën krenar për Kosovën, shtetin e tij.
“Kosova është mobilizuar që në momentin e parë për t’u solidarizuar me Turqinë. Jam krenar sepse Kosova ime tani është bërë një vend i fortë i cili qëndron pranë vendeve mike.”, tha ai.
“Shpëtimi i një fëmije dyvjeçar dhe nënës së tij nga FSK-ja më bëri edhe një herë krenar për shtetin tim”, shtoi tutje Enis Kervan, transmeton Fol Drejt.