Britania e Madhe i bëri sot thirrje Gjermanisë që të miratojë dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, duke theksuar se kjo mund të inkurajojë vendet e tjera që të dërgojnë ndihmë ushtarake në Kiev.
“Ne e dimë se Polonia është shumë e interesuar të dhurojë leopardë, siç është Finlanda”, tha ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace në parlament dhe i bëri thirrje Gjermanisë të bëjë të njëjtën gjë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sot, Wallace njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake britanike për Ukrainën, e cila përfshin 14 tanke Challenger 2./FolDrejt/