Deri kur ma?
Poezi nga Burhan Fili
Asht e dhimbshme me pa shpëlarjen trush që kemi psu…
shajmë atë që ishte e iku, jo atë që na ka gllabëru!
Me copëtimin tonë armiqtë me hile e forcë janë zgjanu,
me trojet tona, shtete hibride janë formu.
E ne të hutum rrahim gjokset e bërtasim…
vllaznit tonë të pushtum si të huj i thërrasim,
themi: Kosovarët jetojnë atje në atë anë,
sikur fëmijët e njerkës, Kosovarët janë.
Kosovarët e vllaznit tjerë të trojeve tona,
sikur për të hujt flasim: janë ata të “matanës” thona.
Verbërisht na banë me besu se çdo e keqe ka ardhë nga Turku,
na mësun me shiku ‘te gjurmët’
e jo te “ujku“!
E për Çamërinë që Greku pa mëshirë e gllabëroi,
gjallërinë Shqiptare në gërmadha e shndërroi!
Deri kur ma me besu kështu do të vazhdojmë?
Nga prangat e verbërisë duhet vehten ta çlirojmë!
Se përndryshe do të jemi vasal gjithmonë,
ajo që kemi mund t’zhduket, na ishte … Shqipni do të thonë.
Nëse duam të jetojmë krenarë e me faqe të bardhë,
ajo ditë kurrë s’duhet të lejohet me ardhë!
Ajo s’arrihet ndryshe përveçse me ndërgjegjësimin tonë,
këta janë shqiptarët që njohim, dëshmitë e historisë do të thonë!
Burhan Fili
Carbondale, Illinois
25/11/2022/FolDrejt/