Shkruan: Burhan Fili
Foli Prifti
Foli Prifti-Popi, djaloshi i ri,
me gjuhë të qartë, tamam zotni
E shprehu të vërtetën me çiltërsi,
ndaj vllaznive të tij Muslimanë,
duke iu thanë se jam Kristian,
jam Ortodoks i Kishës Shqiptare,
i Kishës sonë Autoqefale.
Që Fan Noli me plot të drejt,
tha se Kisha jonë asht e shejtë,
s’ka nevojë për grek që ta sundojë,
për të udhëhequr kemi përvojë.
Hesapet e veta greku të shikojë,
këtu mos të na bahet efendikoj,
se kjo manovër gjatë s’do ti shkojë!
E për ne Shqiptarët të gjithë sa jemi,
Atdheun tonë të perbashkët kemi,
të gjithë e rujmë me shejtri,
jemi bijtë e nanës Shqipëri!
E për fetë tona që ne kemi,
s’na pengojnë të bashkum të jemi.
Ne dorë në dorë të gjithë marshojmë,
sipas feve tona adhurojmë,
me fjalë e vepër ta dëshmojmë!
Qëndrimi i tij i çiltër fort goditi,
Kishë e media thellë i tronditi!
Sot të gjitha mediat si për çudi,
të gatshëm janë të ftojnë Priftin e ri!
Kështu tha Prifti pa iu dridhë qepalla,
burri s’pranon të merret me përralla!
Çfarë tha Prifti të panjohura s’ishin,
por atij krahu ra nuk i kishin…!/FolDrejt/