Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu tha sot se Finlanda dhe Suedia ende nuk i kanë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Ankaraja për anëtarësimin në NATO.
Stoltenberg, megjithatë, tha në të njëjtën konferencë në Stamboll se Helsinki dhe Stokholmi kanë përmbushur kërkesat për anëtarësim në NATO.
“Ne shohim disa hapa pozitivë, veçanërisht heqjen e embargos së armëve dhe ndryshimet në legjislacion. Por kjo nuk është përmbushja e të gjitha kushteve,” tha Cavusoglu në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, transmeton Fol Drejt.