Një muaj paraburgim për tri infermieret e përfshira në pamjet që janë publikuar nga rasti i shtëpisë së pleqve “Orenda”. Vendimin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Pejës, transmeton Fol Drejt.
Infermieret e ndaluara janë, Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.
Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihej infermierja Pelaj duke e goditur me shpulakë e shqelma të moshuarën./FolDrejt/