Sipas Football Insider, Fulham do të konsideronte vetëm oferta mbi 50 milionë funte për mesfushorin kryesor Joao Palhinha.
Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Manchester United raportohet se të gjithë janë të interesuar për nënshkrimin e 27-vjeçarit pas një sezoni shumë të mirë debutues në Premier League. Palhinha ka bërë 29 paraqitje në ligë këtë sezon, ku është bërë pjesë e pandashme në skuadrën e Marco Silvas, transmeton Fol Drejt.