Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, i cili ishte pjesë e tri luftërave, i cili njëherësh është edhe kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka arritur në Finlandë.
Ai ka shkruar se po ndihet keq për ndjeshmërinë e madhe të krijuar për shkak të rastit të tij.
“Të dashur miq e shok, po ndihëm shumë keq që ikja ime ka krijuar kaq shumë ndjeshmëri tek Ju!
Falemderit së cilit për çdo fjalë mbështetëse që keni dërgu! Do ju përgjigjëm edhe sëcilit veç e veç sa të rehatohëm!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Fol Drejt.