Futbollisti danez Christian Eriksen ka falënderuar dashamirët nga e gjithë bota pasi pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të ekipit të tij Euro 2020. Mesfushori postoi një fotografi të tij duke buzëqeshur nga shtrati i tij në spital.
Në mesazhin e postuar në llogarinë e shoqatës daneze të futbollit në Twitter, ai tha: “Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time” raporton Euro News, percjell Foldrejt.com