Një gjykatë franceze ka urdhëruar Ikea-n të paguajë një gjobë prej 1 milion € (860,000 £; 1,2 milion dollarë) pasi zinxhiri suedez i mobiljeve u shpall fajtor për spiunim ndaj stafit në Francë.
Ish CEO i Ikea France, Jean-Louis Baillot, i’u dha një dënim me dy vjet burg me kusht dhe 50,000 € gjobë. Filiali francez u zbulua se kishte përdorur detektivë privatë dhe oficerë policie për të mbledhur të dhëna private për stafin.
Provat dolën në dritë në 2012. I tronditur nga afera, Ikea shkarkoi katër menaxherë dhe mori një kod të ri të sjelljes. Të 15 personat në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Versajës përfshinin drejtues të lartë dhe ish-menaxherë të dyqaneve. Katër oficerë policie ishin gjithashtu në gjyq për dorëzimin e informacionit konfidencial, raporton BBC News, percjell Foldrejt.com