Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e suksesshme e dialogut me Serbinë, përcjell Fol Drejt.
Ky reagim i Çitakut vjen pas zhvillimeve të sotme, ku presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk e mohoi mundësinë e tërheqjes nga dialogu në rast të anulimit të liberalizimit të vizave.
“Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e sukseshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqëndruar në njohjen reciproke.
Interes shtetëror i Kosovës është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE.”, ka thënë Çitaku.
“Çdo gjë tjetër është rrugë pa krye.
Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.”, ka shtuar ajo më tej.