Kreu i LDK-së, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika në drejtim të krerëve të vendit, lidhur me zhvillimet e fundit për çështjen e liberalizimit të vizave dhe dialogun, përcjell Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se “këta demagogë”, siç i ka quajtur ai udhëheqësit e vendit, po e zhvillojnë dialogun skutave, hoteleve të plazheve e në darka private.
“Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.
Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.”, ka thënë Hoti.
“E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.
Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!”, ka shtuar më tej.