Derisa ende po vazhdon mosprocedimi i pagave të mësimdhënësve, nuk kanë munguar reagimet as nga deputetët.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani, i cili ndryshe nga vendimi i Qeverisë, ka kërkuar që pagat të ekzekutohen, transmeton Fol Drejt.
Rrahmani gjithashtu ka shtuar se duhet bërë edhe kompensimi i orëve deri në fund të vitit.
“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri ne përfundim të vitit shkollor.” – ka thënë deputeti Rrahmani në profilin e tij në Facebook./FolDrejt/