Zjarrfikësit në Hong Kong janë ende duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin që shpërtheu në një magazinë, i cili shkaktoi evakuimin e 3400 personave, njoftoi sot policia e Hong Kongut.
Ekipet e zjarrfikësve ndodhen në vendin e zjarrit dhe kanë evakuuar ndërtesat aty pranë, përfshirë shkollat dhe deri më tani nuk raportohet për viktima, raporton Reuters.
Dy persona që po punonin pranë vendit ku shpërtheu zjarri u sëmurën pasi thithën tym, dhe njerëzit nga katër shkolla dhe një ndërtesë banimi aty pranë u desh të evakuoheshin, njoftoi policia dhe raporton AP, transmeton Fol Drejt.