Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi ashpër sot dhunën që shpërtheu në demonstratat e së enjtes kundër reformës së sistemit të pensioneve, duke deklaruar se nuk do t’i dorëzohet dhunës.
Macron e tha këtë në një konferencë për shtyp në Bruksel pas samitit të BE-së.
Macron është nën presion për të gjetur një rrugëdalje nga kriza dhe dhuna më e keqe në rrugë e Francës në vite, pasi ai propozoi që një ligj pensioni që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64 të kalojë në parlament pa votim, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.