Franca nuk mund të presë mbretin britanik Charles për shkak të demonstratave që po zhvillohen në të gjithë vendin kundër reformës së sistemit të pensioneve, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.
“Mendoj se nuk do të ishim seriozë dhe do të na mungonte sensi i shëndoshë nëse do t’i propozonim mbretit dhe mbretëreshës për të bërë një vizitë shtetërore në mes të demonstratave,” tha Macron kur u pyet për vizitën e mbretit britanik në Francë, raporton Reuters.
Mbreti Charles i Britanisë e anuloi vizitën e tij pasi shpërthyen trazirat në të gjithë Francën mbi një ligj të ri për të rritur moshën e plotë të pensionit me dy vjet nga 62 në 64, transmeton Fol Drejt.