Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollimit në trafik ka identifikuar një person duke drejtuar mjetin pa patentë shofer, pa regjistrim dhe nën ndikim të alkoolit, raporton Fol Drejt.
“Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë, të njëjtit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.”, shkruan në raportin e policisë në Facebook.
Policia shtoi se me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. /FolDrejt/