Editorial
Lufta në Karabak përfundoi pas rreth dy muajsh luftime të ashpra, ku humbjet te ushtarët armenë llogaritet mbi njëmijë, kurse Azerbejxhani ka pasur sulme të shumta nëpër civilë. Si asnjëherë më parë ushtarët azerë me dronë turq korrën suksese të fuqishme, duke arritur të çlirojnë rreth gjysmën e Karabakut, një zonë që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbejxhanit, kurse de fakto kontrollohej nga separatistët armenë me armë perëndimore dhe ruse.
Roli i Turqisë dhe Rusisë në konfliktin e ri
Turqia dhe Azerbejxhani ndajnë të njëjtën gjuhë dhe traditë kulturore, megjithatë Turqia në vitet e kaluara nuk ka arritur të gjejë forcën për t’u pozicionuar në krah të Azerbejxhanit. Me dronët e ri, shteti turk është kthyer fuqishëm në arenën ndërkombëtare, ku tashmë pozicionohet hapur krah interesave të saj. Kjo shkaktoi ‘xhelozi’ te Rusia që e sheh me shqetësim ndikimin turk te ish republikat sovjetike dhe që sllavët e kanë si traditë të quajnë tokën e vetë. Në anën tjetër, ajo që përmbylli konfliktin në fund, pavarësisht rrethanave të pasqaruara për publikun, ishte Rusia që zyrtarisht ishte neutrale, por në fakt për shkak të xhelozisë, mbështeste me zemër armenët e së njëjtës fe. Kjo u shpall si një triumf i diplomacisë ruse dhe se është pikërisht ajo që mund të vendosë armëpushimin mes palëve në ish republikat sovjetike. Një mini-goditje për Turqinë, që me të drejtë kërkonte çlirimin e gjithë Karabakut, që tashmë ishte çështje javësh kur Azerbejxhani do triumfonte ndaj armenëve të shpartalluar siç e tha edhe vetë presidenti i tyre.
Pra Rusia edhe njëherë luajti zhdërvjellët për të treguar se në ish republikat sovjetike është ajo që thotë “fjalën e fundit”, duke goditur Turqinë dhe indirekt edhe Perëndimin duke vendosur edhe trupa ushtarake në një zonë që nuk kishte më parë; kurse fitorja e Turqisë është se tashmë dronët e saj e kanë kthyer në një forcë të fuqishme ajrore, ku edhe forca ushtarake ruse nuk mund ti përballojë. Kjo është parë në Siri, Libi dhe Karabak.
Por pyetja e së ardhmes është: a do arrijë të triumfojë pan-turqizmi kundrejt Rusisë te ish republikat sovjetike?/Foldrejt.com