Shteti i Austrisë ka përgatitur Paketën e Antiterrorit, që kancelari Sebastian Kurz e paralajmëroi prej më parë për përndjekur “muslimanët ekstremistë”. Qeveria e tij e përbërë nga konservatorët e djathtë ÖVP dhe Të Gjelbërit, mes tjerash parashohin:
- dënime të gjata me burg për të rrezikshmit
- pas daljes nga burgu ata të kontrollohen në mënyrë elektronike
- të krijohet një prokurori speciale për terrorizmin
- rishikimi i nënshtetësisë për ata që dënohen me vepra terroriste
- mundësi mbyllje për shoqatat islame që nuk bashkëpunojnë me organet austriake
- të dënohet me ligj “islami politik” dhe personat që e shpërndajnë këtë ide.
Paketa që ka kaluar në Këshillin Ministror, ka përqëllim që të shmang në të ardhmen sulmet terroriste. Ky pakt pritet të përpilohet tërësisht deri në dhjetor, pikërisht në kohën kur edhe Franca do zbatojë një ligj kundër “radikalëve muslimanë”.
Në anën tjetër, disa politikanë austriakë kanë theksuar se ky ligj do vlejë edhe për neo-nazistët, që cilët duan ta ndajnë shoqërinë austriake. Shumë ekspertë hedhin dyshime, në rast se këto rregulla janë konform të Drejtave të Njeriut./Foldrejt.com