2 vajza të mitura u shpëtuan nga mbytja nga policia, bluzat e bardha dhe pushuesit që ndodheshin në plazhin e Golemit në Durrës.
Vajzat e moshës 10 dhe 17 vjeç, banuese në Elbasan po laheshin në det, ndërsa kanë rrezikuar të mbyten.
Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.
Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional, shkruan lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.