Gjakova është ndër komunat më të prekura nga tragjedia që ndodhi në Kroaci.
Kryetari i kësaj komune Ardian Gjini ka thënë se Gjakova është goditur rëndë nga ky aksident.
“Gjakova e ka pësuar keq. Është tepër e rëndë të mendojnë se si ndihen familjet e viktimave. Janë pesë viktima nga Gjakova. Pos bashkë vozitësit që është konfirmuar më herët se ka ndërruar jetë në këtë tragjedi, kemi edhe katër viktima tjera. Kemi një nënë dhe një vajzë nga fshati Devë, dhe një tjetër grua nga fshati Lipovec”, ka thënë Gjini në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi, transmeton FolDrejt.com.
I pari i Gjakovës thotë se sonte janë mbledhur të gjitha strukturat për të parë se si do të vepruar tutje.