Administrata hekurudhore egjiptiane njoftoi se një tren pasagjerësh në qytetin e Aleksandrisë është përplasur me një lokomotivë.
Të paktën 8 persona janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në qytetin e Aleksandrisë në veri të Egjiptit.
Administrata hekurudhore egjiptiane njoftoi se një tren pasagjerësh në qytetin e Aleksandrisë është përplasur me një lokomotivë.
Gjithashtu edhe mbrëmë në afërsi të qytetit Helwan në jug të Kajros, ndodhi një aksident tjetër hekurudhor ku humbën jetën 2 persona ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.
Në aksidentin hekurudhor më 26 mars në qytetin jugor egjiptian Sohag humbën jetën 32 persona.