Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar një ndihmë shtesë prej 50 milionë dollarësh për Sirinë e goditur nga tërmeti, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve WAM, duke e çuar vlerën totale të premtimeve në më shumë se 100 milionë dollarë.
Presidenti i Emirateve Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan “ka urdhëruar sigurimin e një shtesë prej 50 milionë dollarësh si ndihmë për njerëzit e prekur nga tërmeti në Siri”, raportoi WAM.
Nga shuma totale, 20 milion dollarë do të ndahen për “projekte humanitare në përgjigje të apelit emergjent të Kombeve të Bashkuara (OKB)”, sipas raportit të lajmeve./FolDrejt/