Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i kanë kërkuar presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, të lejojë hapjen e më shumë pikave kufitare me Turqinë dhe në këtë mënyrë të mundësojë dërgimin e ndihmave në zonën në veri të Sirisë.
“Ne kërkuam që (Asadi) të lejojë lëvizje shtesë ndërkufitare përmes pikave të aksesit dhe ai u përgjigj se është i hapur ndaj kësaj mundësie”, tha drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus sot në një konferencë në Gjenevë, raporton Reuters.
Të hënën janë hapur dy pika kufitare, përmes të cilave autokolona humanitare hyjnë në Siri dhe dërgojnë ndihma në veriperëndimin e rrezikuar të atij vendi./FolDrejt/