Një rast i falsifikimit të parave ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast një mashkull kosovar ka raportuar në polici se gjatë numërimit të një shume parash, ka gjetur një kartëmonedhë në vlerë prej 100 eurosh.
Raportimi prej ankuesit ka ardhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:00, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, njoftohet se rasti ka kaluar nën hetime./FolDrejt/