Një rast i kërcënimit me armë zjarri ka ndodhur në Suharekë.
Rasti është raportuar gjatë pasdites së djeshme, rreth orës 16:30, transmeton Fol Drejt.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në oborrin e tij, është kërcënuar me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull, i cili është larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës nuk raporton për ndonjë person të arrestuar./FolDrejt/