“Kjo krizë është si asnjë tjetër.” Ky vlerësim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për pandeminë aktuale të koronës, shoqëron gjithë ekspertizën e organizatës bërë këtë pranverë. Por po vihet re një proces shëndoshjeje i jashtëzakonshëm, me të cilin ekonomia botërore është duke fituar sërish terrenin e humbur, thotë raporti që u prezantua ditën e martë në Uashington, në kuadër të takimit që organizata mban në pranverë.
FMN pret këtë vit rritje globale të ekonomisë prej gjashtë përqind. Në muajin janar organizata mendonte se rritja ekonomike do të ishte vetëm 5,5 përqind.
Edhe për vitin e ardhshëm ekonomistët e FMN janë më optimistë se më parë, ata presin që prognozat e rritjes ekonomike të jenë 4,4 përqind. Në muajin janar ishte thënë se kjo rritje do të ishte 4,2 përqind. Në vitin e krizës së Coronës, 2020, ekonomia botërore ra me 3,3 përqind.