Çmimet e produkteve ushqimore bazike vazhdojnë të rriten shumë, qytetarët thonë se mezi i mbulojnë shpenzimet mujore. Vaji i gatimit ka arritur çmim prej njëqind denarë për litër, por çmime më të larta kanë edhe frutat dhe perimet. Çmimi mesatar i një kilogram domate është njëqind denarë, trangujt tetëdhjetë denarë, ndërsa limonët dhe portokajtë gjashtëdhjetë denarë.
Ja disa nga reagimet e qytetarëve…
“Populli ynë si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit e ka shumë vështirë, njerëzit kanë frikë të shpenzojnë, dhe blejnë vetëm atë që është e nevojshme sa për të kaluar. Frutat dhe perimet janë shtrenjtuar.
“Nuk mund t’ia dalim me paga apo me pensione. Çdo gjë është shtrenjtuar jo vetëm vaji, 1 kg djathë 300 denarë, njëjtë sikur mishi, mishi më i lirë se djathi, e tmerrshme”.
“Pandemia na mori pensionet dhe pagat, mezi i lidhim muajt, kur vijnë faturat, ajo e EVN-së, e internetit, një çerek i rrogës harxhohet për këto. Është shtrenjtuar sheqeri, qumështi, çdo gjë”