Në emisionin spanjoll El Chiringuito, jehonë informacione befasuese – Atletico Madrid mund të largohet nga Diego Simeone pas 11 vitesh.
Paco Garcia raportoi se Simeone tashmë e ka informuar Atletico Madridin se dëshiron të largohet në verë, një vit para se t’i skadojë kontrata.
Që nga ardhja në klub, Simeone ka përfunduar në top katërshen në çdo sezon, duke udhëhequr Atletico në dy tituj kombëtarë, dy finale të Champions League, një Copa del Rey, dy Europa League, dy Superkupa Evropiane dhe një Superkupë Spanjolle.
Atletico këtë sezon në Champions League zuri vendin e fundit në grup me Porton, Club Brugge dhe Bayer dhe në Primera është në vendin e pestë me 14 pikë më pak se lideri Barcelona. Këtë fundjavë ata humbën 1:0 ndaj Barcelonës./FolDrejt/