Shumica e popullsisë në Finlandë kundërshton vendosjen e bazave të përhershme të NATO-s në vendin e tyre.
Sipas hulumtimit të televizionit privat MTV, thuhet se pothuajse 39 për qind e të anketuarve janë për baza të përhershme të NATO-s në vend, njoftuan media kombëtare, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Rreth 61 për qind e popullsisë ishin kundër vendosjes së bazave të përhershme të NATO-s në vendin e tyre, kurse 49 për qind thanë se Finlanda duhet të përfshihet më aktivisht në operacionet ushtarake ndërkombëtare të NATO-s, si dhe në aktivitetet për mbrojtjen e Finlandës.
Gjithashtu, 42 për qind mbështesin pjesëmarrjen e Finlandës në NATO vetëm në operacionet që lidhen drejtpërdrejt me mbrojtjen kombëtare të vendit. Rreth 40 për qind e finlandezëve mbështesin një formë të ndërhyrjes së NATO-s në Ukrainë.
Finlanda dhe Suedia, të cilat kufizohen me Rusinë, kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në NATO në maj 2022.
Ndërkohë, Türkiye shprehu shqetësimin në kontekstin e dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër organizatave terroriste PKK dhe FETO.
Nga ana tjetër, iniciativat diplomatike mes zyrtarëve suedezë, finlandezë dhe Türkiye-s janë ende në vazhdim./FolDrejt/