Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu foli sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ajo iu drejtua ministrit të Financave, Hekuran Muratit duke i thënë se po e dëshmon që është kot, përcjell Fol Drejt.
“Ministër, sapo u dëshmove që ju jeni kot, ju s’e keni idenë se si qeveriset”, u shpreh Musliu.
Ajo tutje tha se e vetmja gjë që ka bërë qeveria Kurti për parandalimin e ikjes së qytetarëve nga Kosova është mospaisja e tyre me pasaporta.
“Ju ia keni ndalë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të drejtën e tyre bazike me u pajis me pasaporta vetëm për ta ndalë fluksin e ikjeve nga Kosova të njerëzve nga qeverisja e juaj”, tha ajo./FolDrejt/