Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shprehur se qëndrimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti në raport me dialogun nuk është i qartë.
Ai iu drejtua Kurtit duke e pyetur rreth strategjive të cilat ai do të përdorë në raport me dialogun, transmeton Fol Drejt.
Gashi i tha kryeministrit se po përdor edhe ai batutat e njëjta siç i përdorte vetë ai dikur.
“Amerika, Amerika, tap në pozitë të kryeministrit i harron krejt”, u shpreh Gashi.
Gashi gjithashtu drejtoi pyetje në lidhje me raportimin e Kurtit në Kuvend në raport me dialogun dhe e ka konsideruar dialogun si çështje jetike për interesin e vendit duke i bërë thirrje që të merret seriozisht me të./FolDrejt/