Maria Ressa dhe Dimitri Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe, njoftoi Komiteti Norvegjez i Nobelit.
Gazetarëve iu është dhënë së bashku Çmimi Nobel i Paqes për vitin 2021 për raportimin e tyre hetues në Filipine dhe Rusi, ku ata kanë punuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes.
Fituesi i vitit të kaluar i Nobelit dhe fitues i çekut prej 1 milion dollarësh ishte Programi Botëror i Ushqimit për përpjekjet e tij për të luftuar urinë globale, veçanërisht në zonat e konfliktit, raporton Nytimes, përcjell FolDrejt.com.
Këtë vit, sipas bookies.com favoritët për këtë kategori kanë qenë mes tjerësh si Organizata Botërore e Shëndetësisë (përfshirë COVAX dhe GAVI); Reporterët pa Kufij, Alexei Navalny, Greta Thunberg, Svitlana Tsikhanouskaya, UNFCCC, Bill Gates, Joe Biden.