Qeveria e Shqipërisë mbajti, këtë të premte, një mbledhje jashtë rendit, pasi ka deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kryeministri Rama u shpreh se ditën e shtunë do të prezantohet plani për të përballur këtë situatë.
Kryeministri theksoi se piku i krizës pritet të jetë në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se edhe pas kësaj periudhe çmimi nuk pritet të kthehet aty ku është aktualisht, raporton A2, përcjell FolDrejt.com.
“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër.”