Gjermania ka njoftuar zgjatjen e masave të izolimit ndërkohë që në një numër vendesh të botës autoritetet po zbusin gradualisht disa kufizime për të rifilluar aktivitetin. Në rrugët e Mynihut kalimtarët janë të ndarë në opinionet e tyre: disa të zhgënjyer, të tjerët në mbështetje të masave.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje udhëheqësve të 16 landeve gjermane të tregohen edhe më seriozë ndaj pandemisë, duke anuluar për momentin rihapjen graduale të ekonomisë.
Në rrugët e Mynihut shumë banorë shprehen të gatshëm të pranojnë sakrifica edhe për pak kohë.
Banorët e pranojnë se kufizimet kanë koston e tyre mbi pronarët e bizneseve si dhe mbi jetën e përditshme të qytetarëve.
Gjermania filloi lehtësimin e masave izoluese në fillim të muajit. Por përhapja e varianteve të reja më ngjitëse të koronavirusit e rëndoi situatën, duke shtuar shqetësimet se spitalet mund të mbingarkohen nëse autoritetet nuk reagojnë me shpejtësi.