Ish rektori i UT-së, Nexhbedin Beadini dhe ish dekani, Kastriot Haxhirexha u përplasën në emisionin 200 me akuza dhe kundër-akuza rreth plagjiaturave fakultetin e mjekësisë pranë UT-së.
Unë nuk kam se si të besoj një biolog bën punim shkencor për ademokracionomin e prostatës, pra biologi, që unë vetë nuk guxoj si një mjek ta bëj sepse nuk është në nderin tim që është një tumor shumë i rrallë i prostatës, që duhet të kesh me qindra dhe mijëra pacientë të operuar që të gjesh një karcinom të tillë të prostatës- deklaroi Kastriot Haxhirexha, Ish dekan në UT.
Më fal shumë, të respektoj, por të thuash që profesor Beadini vetëm pse është biolog nuk mund të bëjë punim shkencor të mjekësisë, kjo e zbeh shumë. (22:30-22:40) Jemi profesionalistë, punojmë 30 vjet, japim diagnozë, japim rezultat dhe të thotë profesori se profesori nuk është kompetent për të bë punime shkencore kjo është një absurd i madh. Nga mos-përvoja, nga angazhimi që ka si doktor sepse është kirurg, unë e kuptoj kirurgun, hy në sallë 5 orë dhe kur del prej salle nuk e di vetveten si e ka- tha Nexhbedin Beadini, Profesor në UT.