Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani kanë humbur jetën 903 persona si pasojë e koronavirusit.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 903 vdekjet në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 52.990 ndërsa me 6.408 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 2.148.077.
Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 4.619 prej të cilëve 2.630 janë të intubuar.
Deri më tani në vend kundër COVID-19 janë vaksinuar 1.783.118 persona ndërkohë 228.763 prej tyre janë persona që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.