Qeveria e Gjermanisë ka miratuar dërgimin e tankeve “Leopard 1” në Ukrainë nga rezervat industriale.
Sipas lajmit të gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, duke cituar burime qeveritare, Qeveria e Gjermanisë miratoi dërgimin e tankeve “Leopard 1” në Ukrainë direkt nga stoqet industriale, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Dorëzimi i tankeve “Leopard” në Ukrainë do të bëhet pasi tanket të riparohen.
Prodhuesi gjerman i armëve “Rheinmetall” dhe “Flensburger Fahrzeugbau Gesellschaft” (FFG), i cili fokusohet në riparimin dhe rinovimin e dhjetëra tankeve “Leopard 1” të teknologjisë së mbrojtjes, kompanitë gjermane do të jenë në gjendje të furnizojnë menjëherë Ukrainën nëse Kievi dëshiron t’i blejë ato.
Gjermania bisedon me Katarin për tanket “Gepard”
Gjermania është në bisedime për të blerë 15 tanke kundërajrore “Gepard” dhe më shumë municione për t’i dërguar nga Katari në Ukrainë.
Katari kishte blerë tanket për të siguruar stadiumet e Kupës së Botës FIFA 2022.
“Gepardët e kanë dëshmuar veten shumë mirë në luftën në Ukrainë. Nëse ne mund të marrim më shumë partnerë, kjo do të ndihmojë patjetër ukrainasit”, tha ministri i ri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Gjermania njoftoi më 25 janar se do të furnizonte Ukrainën me 14 tanke “Leopard”./FolDrejt/