Dyshohet se të paktën 20 persona kanë vdekur në një zjarr në një konvikt për studentët brenda një shkolle në Mahdia, një qytet në pjesën qendrore të shtetit të Amerikës së Jugut të Guajana, raporton BBC.
Zjarri ka rënë pak pas mesnate në një konvikt për gjimnazistët dhe për shkak të kushteve të këqija atmosferike, përpjekjet për shuarjen e tij janë ende në vazhdim, njofton qeveria, përcjell Fol Drejt.
Disa persona të tjerë u plagosën dhe disa po përgatiten për evakuim drejt kryeqytetit, Georgetown, ku është ngritur një qendër speciale./FolDrejt/