Në qytetin e Dibrës është hapur Zyra për mërgatën.
Këtë lajm e bëri të ditur ministri për Diasporën, Xhemail Çupi, përmes një videoje të shpërndarë në profilin e tij.
Kjo zyre, siç bëhet e ditur, do t’u japë përkrahje mërgimtarëve si në nxjerrjen e dokumentave ashtu edhe në dhënien e informatave për të cilat kanë nevojë.
Hapja e kësaj zyre, siç thuhet në videon e publikuar nga ministri Çupi është pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim mes komunës së Dibrës dhe ministrit të Diasporës./FolDrejt/