Në Kanada, një burrë i moshuar u arrestua për vjedhje të bukës dhe u dërgua në gjygj. Plaku e pranoi fajin dhe rrëfeu. “Unë isha shumë i uritur, gati sa vdiqa nga uria.” Gjykatësi vendosi: “Ju e dini që keni bërë vjedhje, dhe unë po ju porosis që të paguani dhjetë dollarë kompensim.
Unë e di që ju nuk mund ti paguani këto para, kështu që unë do të paguaj për ju. ” Të gjithë në sallën e gjyqit heshtën, gjykatësi mori dhjetë dollarë nga xhepi dhe kërkoi që të meren në thesar si kompensim për dënimin e plakut.
Pastaj u ngrit në këmbë dhe iu drejtua sallës: “Ju të gjithë jeni fajtorë, dhe secili prej jush duhet të paguajë nga dhjetë dollarë për ju, sepse jetoni në një qytet ku një i moshuar detyrohet të vjedhë që të mos vdes nga uria.
Në sallën e gjygjit u mblodhën 480 dollarë dhe paratë e mbledhura gjykatësi ia dorëzoi plakut.
Dhe gjykatësi shtoi. “Nëse në një qytet ku jetojnë njerëz të civilizuar shihni të varfër, atëherë dijeni që pushtetarët e këtij qyteti vjedhin pronat e njerëzve.”