Pas hulumtimit mbi gjasat e pranimit të studentëve në universitetet publike të Kosovës, Lumi Hajra ka kryer edhe një hulumtim mbi numrin e nxënësve, klasëve dhe mësimdhënësve në shkollat fillore të regjionit të Mitrovicës gjatë viteve akademike 2023/24 – 2027/28, transmeton Fol Drejt.
Siç ka njoftuar vetë Hajra, të dhënat janë bazuar në numrin e të lindurve të gjallë të nënave me vendbanim të përhershëm në qytetet përkatëse përgjatë viteve 2018-2022 (Agjencia e Statstikave të Kosovës, 2018-2022).
“Numri i klasëve/ mësimdhënësve është gjetur duke llogaritur një klasë/ mësimdhënës për 22 nxënës (raporti 1:22).
– Në hulumtim nuk janë llogaritur shpërnguljet e popullësisë nga qyteti në qyet apo migrimi jashtë vendit, si dhe nuk është përfshirë gjasa e vdekshmërisë.
Të gjitha të drejtat i posedon autori i hulumtimit.”, ka thënë Hajra më tej./FolDrejt/