Forcimi i forcave të Polonisë përgjatë kufirit me Bjellorusinë është një “shkak shqetësimi”, sipas Kremlinit, shkruan Sky News.
Vendi i NATO-s filloi dislokimin e më shumë se 1,000 trupave dhe pajisjeve ushtarake në lindje në fillim të këtij muaji pasi mercenarët rusë Wagner u zhvendosën në Bjellorusi.
“Sigurisht që është një shkak për shqetësim. Agresiviteti i Polonisë është një realitet,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Një qëndrim i tillë armiqësor ndaj Bjellorusisë dhe Federatës Ruse kërkon vëmendje të shtuar [nga ana jonë].”
Më herët sot, ministria bjelloruse e Mbrojtjes tha se luftëtarët e Wagner kishin filluar të stërvitnin forcat speciale në një poligon ushtarak vetëm disa milje larg kufirit me Poloninë.