Shefi i kabinetit të kryeministrit të Hungarisë Gergely Gulyas tha se Hungaria nuk do ta arrestonte presidentin rus Vladimir Putin nëse ai hynte në vend, duke shtuar se kjo nuk do të kishte bazë ligjore, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Kur u pyet nëse Putini do të arrestohet nëse vjen në Hungari, Gulyas tha në konferencë se Statuti i Romës nuk është i përfshirë në sistemin ligjor hungarez.
“Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe mbi këtë bazë nuk mund të arrestojmë presidentin rus… pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari,” vuri në dukje Gulyas.
Ai e shpjegoi çështjen duke thënë se qeveria e tij “nuk ka formuar një qëndrim” në lidhje me urdhërarrestin e ICC-së të lëshuar kundër Putinit.
“Këto vendime nuk janë më të lumturat sepse ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im subjektiv,” shtoi Gulyas.
Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për Putinin dhe komisioneren e Presidentit rus për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova.
Urdhri për arrestimin e presidentit rus nuk ka asnjë bazë dhe nuk është në përputhje me ligjin”, thanë shkurt nga Moska, e cila vendosi të hakmerret me të njëjtën masë.
Në këtë drejtim, Komiteti Hetues i Federatës Ruse nisi procedimin penal kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, të cilët duan ta shohin Putinin pas hekurave.
Komiteti Hetues i Federatës Ruse ka nisur një procedim penal kundër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Karim Ahmad Khan.
Përveç tij, mandate do të lëshohen edhe për gjyqtarët Tomoko Akane, Rosario Salvatore Ajtali dhe Sergi Gerardo Ugalda Godines”, thuhet në njoftimin e komisionit për Telegram. /FolDrejt/