Blerat Ukaj i cili një ditë më parë u kthye nga Afganistani ka rrëfyer kohën e kaluar atje në situatë lufte kur talebanët pushtuan vendin. Ukaj ka treguar se si e ndihmuan institucionet kosovare atë dhe ekipin e tij që vinin nga vende të ndryshme dhe atë se si u sollën amerikanët kur morën vesh se vjen nga Kosova.
Që nga vitit 2015 Blerat Ukaj punoi me projekte të ndryshme në Afganistan në sektorin e administratës tatimore. Pas përfundimit të disa projekteve Ukaj u rikthye edhe një herë në kryeqytetin e Afganistanit me projekt të Bashkimit Europian tash për tatimin mbi vlerën e shtuar, veçse fati i kosovarit ishte të shkonte me punë në Kabul në periudhën kur pushtetin atje e morën talebanët.
“Ne mblidheshim dhe tentonim të bënim zgjidhje por siç duket ishim pak të pashpresë për shkak se Bashkimi Europian siç duket për shkak të rrethanave të ndodhen na u shkëput komunikimi dhe ne ishim pa mbështetje nga punëdhënësi ynë dhe ne ishim pa mbështetje. Më ka kontaktuar direkt ministrja Donika Gërvalla dhe zyra e presidentes”, tha Ukaj.
Ai tha se gjendja në Afganisatan është shumë më e rëndë sesa që paraqitet në media për shkak të qasjes së kufizuar të qasjes atje.