Bananet janë pjesë e një diete të shëndetshme dhe të plotë. Ato janë plot me vitamina dhe lëndë ushqyese, dhe kur hahen rregullisht, ndihmojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Megjithatë, nuk duhet ta teproni me bananet. Sa më të pjekura të jenë, aq më shumë sheqer përmbajnë, kështu që mund të çojnë në shtim në peshë kur hahen në sasi të mëdha, përcjell Fol Drejt.
Pse nuk rekomandohet të hani banane për mëngjes?
Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SHBA-së përpilon një sërë studimesh që kanë zbuluar se ngrënia e bananeve për mëngjes është problematike, sepse ato shoqërohen me rritje të niveleve të sheqerit në gjak.
Në radhë të parë duhet të kenë kujdes pacientët me diabet tip 2, niveli i sheqerit të të cilëve mund të ndryshojë seriozisht nëse konsumojnë banane çdo ditë.
Për këtë arsye konsiderohet se bananet hahen më mirë në pasdite ose në mbrëmje dhe më së shpeshti rekomandohet të hahen banane jeshile, të cilat përmbajnë fibra, por nuk e mbushin trupin me aq shumë sheqer.
Nëse ende preferoni bananet për mëngjes, është mirë t’i konsumoni me ushqime të pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme, shkruan Marca.
Përfitimet e ngrënies së bananeve
Kur janë pjesë e një diete të ekuilibruar, bananet stimulojnë tretjen, na mbajnë të ngopur dhe kështu kanë një efekt në humbjen e peshës, përmirësojnë shëndetin e lëkurës, rrisin nivelet e energjisë dhe përmirësojnë shikimin tonë./FolDrejt/