Lionel Messi mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite që në fillim të kësaj vere. Siç shkruan gazeta sportive spanjolle Marca, klubi arab Al Hilal është gati t’i ofrojë Messit një kontratë të barabartë me atë që Ronaldo ka në Al Nassr, pra 220 milionë euro në sezon.
Kontrata e Messit me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni, dhe argjentinasi ende nuk ka rënë dakord për një kontratë të re, dhe drejtuesit e Al Hilal shpresojnë se mund ta tundojnë atë të largohet nga Evropa me një ofertë të madhe. Është klubi më i suksesshëm arab, i cili mbështetet edhe nga politikanët vendas, transmeton Fol Drejt.
رئيس أكاديمية مهد الرياضية الأستاذ عبدالله حماد @AfHammad14 وأحد المقربين من سمو #وزير_الرياضة الأمير عبدالعزيز الفيصل يلتقي والد الاسطورة ميسي والذي يعتبر وكيل أعمال ابنه داخل الأراضي السعودية .. pic.twitter.com/iDK3tIFWZD
— أحمد العجلان (@ahmad2man) March 14, 2023