Sipas 90min, Liverpooli do të duhet të konkurrojë me Newcastle United jo vetëm për një vend në Top 4 këtë sezon, por edhe nënshkrimin e mesfushorit të Brightonit, Alexis Mac Allister në verë.
Raporti thotë se Mac Allister po kërkon të largohet nga Brighton në fund të sezonit, gjë që i jep Liverpoolit një shtysë në ndjekjen e tyre, megjithatë pasi që shumë skuadra e duan atë, marrja e nënshkrimit të mesfushorit argjentinas nuk do të jetë e lehtë, transmeton Fol Drejt.