Presidenti amerikan, Joe Biden pohoi të enjten se ai planifikon të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024, ndërsa gjithashtu vë në dyshim nëse Partia Republikane do të ekzistojë në atë kohë.
“Po, plani im është të kandidoj për rizgjedhje. Kjo është pritja ime”, ka thënë Biden gjatë një konference shtypi, e para që presidenti ka mbajtur që kur mori detyrën.
Më vonë, Biden u pyet nëse ai priste të garonte kundër Trump në zgjedhjet e ardhshme.
“Oh, ju lutem. Unë as që e mendoj – nuk kam ide. Nuk kam ide nëse do të ketë një Parti Republikane. Po ju?”, Biden shtroi pyetjen si përgjigje.
Ndryshe, Trump ka përmendur vazhdimisht një kandidim për president të vitit 2024 dhe sondazhet e votuesve sugjerojnë që ai do të ishte një pararojë e qartë për emërimin e Partisë Republikane.