Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Julen Lopetegui, i cili tani është trajneri i ri i skuadrës së Premierligës Wolverhampton Wanderers, dëshiron të nënshkruajë Nacho nga Real Madrid, transmeton Fol Drejt.
Sipas një raporti nga Estadio Deportivo, Lopetegui dëshironte të nënshkruante qendërmbrojtësin veteran ndërsa ai drejtonte Sevillan. Megjithatë, ai do të përpiqet ta joshë lojtarin në Angli këtë herë, për të luajtur për Wolves./FolDrejt/